About

PSE

DuSAPHIR

DuSaphir nuk është thjesht një dyqan online. Është një ëndërr e kthyer në realitet. Lindi nga dëshira për të thyer barrierat mes Shqipërisë dhe botës, duke sjellë skincare të pastër, të ndershëm dhe të provuar shkencërisht. Ne besojmë se bukuria e vërtetë fillon nga vetëbesimi dhe kujdesi i përditshëm për lëkurën.

CFARE ESHTE dUSAPHIR

DuSaphir është sinonim i transparencës dhe thjeshtësisë. Çdo produkt që ofrojmë është origjinal, i zgjedhur me kujdes dhe i menduar për t’iu përshtatur çdo tipi lëkure.

DuSaphir është më shumë se një brand. Është një udhëtim bashkë me ju. Një ftesë për të parë pasqyrën dhe për të ndjerë krenari. Një kujtesë se bukuria nuk është luks, por e drejtë.

Vizioni ynë është të bëjmë kujdesin për lëkurën të aksesueshëm për të gjithë – pa komplikuar rutinat, pa çmime të paarritshme, pa marketing të zbrazët. Vetëm produkte të thjeshta, efektive dhe të ndershme që i japin lëkurës suaj atë që i nevojitet.

whatsapp image 2025 10 14 at 19.12.15

PRODUKTE 100% ORIGJINALE

Free Shipping

ZGJIDHJE TE CDO TIPI LEKURE

Shopping Cart